28/12/2005
The Southeast European Times (SET) është një faqe në internet e sponsorizuar nga Departamenti i Mbrojtjes i SH.B.A.-së në mbështetje të Rezolutës 1244 të OKB-së. SET nxjerr në pah përpjekjet drejt një stabiliteti më të madh rajonal nëpërmjet marrëveshjeve dypalëshe dhe shumëpalëshe të bashkëpunimit dhe masave të marra prej qeverive drejt integrimit në institucionet europiane. SET përqëndrohet gjithashtu në zhvillimet që pengojnë veprimtarinë terroriste dhe mbështetjet për terrorizmin në rajon. Ajo është krijuar për t’i siguruar një lexuesi ndërkombëtar një vend për një gamë të gjërë informacioni në lidhje me Europën Juglindore.
Klauzola e lidhjeve
Lidhjet nga Southeast European Times në faqet në ueb jashtë qeverisë së SH.B.A.-së apo përdorimi i emrave të markave, firmave apo korporatave brenda kësaj faqe, janë për lehtësinë e përdoruesit. Një përdorim i tillë nuk përbën një mbështetje zyrtare apo miratim nga Departamenti i Mbrojtjes i SH.B.A.-së të ndonjë faqeje në ueb, prodhimi apo shërbimi të sektorit privat. Departamenti i Mbrojtjes i SH.B.A.-së nuk ushtron ndonjë kontroll redaktorial mbi informacionin që ju mund të gjeni në këto faqe. Lidhje të tilla paraqiten në përputhje me qëllimin e shprehur të kësaj faqeje. Lidhjet me faqen në ueb të Southeast European Times janë të mirëpritura.
Informacion mbi të drejtën e kopjimit
Me përjashtim të rasteve kur e drejta e kopjimit është e shprehur, informacioni në këtë faqe është pronë publike dhe mund të kopjohet dhe të shpërndahet pa leje. Përmendja e burimit origjinal të informacionit do të vlerësohej. Nëse një fotografi, skicë apo material tjetër tregohet shenja e të drejtës së kopjimit, leja për të kopjuar këto materiale duhet të sigurohet prej burimit origjinal.
Klauzola e përgjegjësisë
Në faqen në ueb te Southeast European Times bëhen të gjitha përpjekjet për të siguruar informacion të saktë dhe të plotë. Megjithatë, me sasinë e dokumenteve të disponueshëm, shpesh të ngarkuar me afate kohorë të shkurtër, ne nuk mund të garantojmë se nuk do të ketë gabime.
Në lidhje me dokumentet dhe informacionin në faqen në ueb, as Qeveria e SH.B.A.-së, as Departamenti i Mbrojtjes i SH.B.A.-së, apo punonjësit e kontraktuesit e tyre, nuk japin ndonjë garanci, të shprehur apo të nënkuptuar, përfshirë garanci të tregtimit dhe përshtatshmërisë me një qëllim të caktuar që lidhen me dokumentë të disponueshëm nga faqja e Southeast European Times.
Departamenti i Mbrojtjes i SH.B.A.-së apo çdo person juridik që ka kontribuar në çdo mënyrë në përgatitjen, hartimin apo bërjen të ditur të të dhënave të Southeast European Times, mohon këtu çdo përgjegjësi të përgjithshme që mund të lindë prej çdo përdorimi të papërshtatshëm, të parregullt apo mashtrues të të dhënave të siguruara për vizitorët e faqes. Për më tepër, as Departamenti i Mbrojtjes i SH.B.A.-së, as kontraktuesit e tij nuk do të konsiderohen përgjegjës për çdo pasojë financiare apo të çdo lloji tjetër, që lind prej një përdorimi të tillë të papërshtatshëm, të parregullt apo mashtrues të materialit në këtë faqe në ueb. Departamenti i Mbrojtjes i SH.B.A.-së dhe kontraktuesit e tij rezervojnë të drejtën për të filluar çdo veprim ligjor që e konsiderojnë të nevojshëm. Këshillimi apo përdorimi i të dhënave të Southeast European Times nënkupton automatikisht pranimin e plotë të klauzolës së mësipërme të përgjegjësisë.
Përveç kësaj, Qeveria e SH.B.A.-së dhe Departamenti i Mbrojtjes i SH.B.A.-së nuk marrin përsipër asnjë përgjegjësi ligjore për saktësinë, plotësinë apo dobishmërinë e çdo informacioni, produkti apo procesi të bërë të ditur këtu dhe nuk nënkuptojnë se përdorimi i një informacioni, produkti apo procesi të tillë do të cënojë të drejtat private.
Deklarata e konfidencialitetit dhe sigurisë
Për administrimin e faqes mblidhet informacion për qëllime statistikore. Departamenti i Mbrojtjes i SH.B.A.-së përdor programe kompjuterike për të krijuar statistika përmbledhëse për një qëllim të tillë, duke vlerësuar se cili informacion është me më shumë dhe me më pak interes, apo duke identifikuar funksionimin e sistemit apo fushat problematike. Më poshtë jepet lloji i informacionit që grumbullohet mbi vizitën tuaj në faqen në ueb të Southeast European Times: emri i siguruesit te internetit prej së cilit ju hyni në faqen në ueb të Southeast European Times dhe datën e kohën se kur hyni në këtë faqe. Nëse ju vendosni t'i jepni Southeast European Times informacion personal në një mesazh me e-mail, ne e përdorim atë vetëm për t'iu përgjigjur e-mailit tuaj.
Për qëllime të sigurisë së faqes dhe për t'u siguruar që ky shërbim mbetet i disponueshëm për të gjithë përdoruesit, Departamenti i Mbrojtjes i SH.B.A.-së përdor programe kompjuterike për të mbikqyrur trafikun e rrjetit, për të identifikuar përpjekje të paautorizuara për të vendosur apo ndryshuar informacion apo për të shkaktuar dëmtim në ndonjë mënyrë tjetër. Përpjekjet e paautorizuara për të vendosur informacion apo për të ndryshuar informacion në këtë shërbim janë rreptësisht të ndaluara dhe mund të ndëshkohen sipas Aktit të Mashtrimit Kompjuterik dhe Abuzimit të vitit 1986 dhe Titullit 18 U.S.C. Sec. 1000 dhe 1030. Informacioni, gjithashtu, mund të përdoret për hetime të autorizuara të zbatuesve të ligjit. Më përjashtim të qëllimeve të mësipërme, nuk bëhet asnjë përpjekje tjetër për të identifikuar përdoruesit individualë apo zakonet e tyre të përdorimit të faqes në ueb.
Për më shumë informacion
Nëse keni ndonjë pyetje apo koment në lidhje me informacionin e paraqitur këtu, ju lutem dërgoni një e-mail për administratorët e informacionit të faqes në info2@setimes.com