24/03/2008
Masat duhen marrë dhe bërë të pakthyeshme përpara, jo më pas kur një vend kandidat bashkohet me BE, thotë ish ministrja rumune e drejtësisë Monika Makovei, tashmë një këshilltare për qeverinë maqedonase.
Nga Valentina Pop për Southeast European Times -- 24/03/08
![]() Ish ministrja rumune e drejtësisë Monika Makovei. [Getty Images] |
Mësimi kryesor që si BE dhe Maqedonia po mësojnë nga pranimi i Rumanisë është se reformat dhe masat anti-korrupsion duhet të bëhen të pakthyeshme përpara bashkimit me BE, jo më pas, kur vullneti politik të bjerë, tha në një intervistë për Southeast European Times, ish ministrja rumune e drejtësisë Monika Makovei.
Makovei u çmua gjerësisht nga BE për reformat e saj të guximshme në gjyqësor dhe luftën kundër korrupsionit, problemi kryesor që ndeshi Rumania përpara se të bëhej një vend anëtar në 2007. Megjithse jo e lidhur politikisht, Makovei u detyrua të lërë detyrën gjatë një riorganizimi të qeverisë në pranverën e 2007. Ajo aktualisht këshillon qeverinë në Shkup në fushën e reformës së drejtësisë.
E pyetur në se sheh ndonjë pasojë për vende kandidate si Maqedonia, pas përvojës së saj me Rumaninë, Makovei u përegjegj: "Patjetër, po."
"Rrjedhoja e madhe për BE duhet të jetë të marrë parasysh vetëm përmbushjet dhe praktikat e mira të mirëvendosura se sa premtimet dhe copat e legjislacionit, të zbatuara pak apo aspak. E gjithë kjo lidhet me vullnetin politik i cili provohet të bjerë dramatikisht pas hyrjes në BE," tha ajo.
"Duke vështruar pas, unë mendoj se ne duhej ta prisnim këtë, si një efekt i drejtpërdrejtë i luftës kundër korrupsionit të nivelit të lartë në vendet ku ka politikanë të korruptuar. Ata janë vendmmarrësit dhe ata kundërsulmojnë sa herë që 'imuniteti' i tyre nga hetimi penal rrezikohet apo kur rrezikojnë të humbasin pasuritë apo privilegjet e fituara gjatë një tranzicioni të mjegullt," tha ajo. "Kjo është pse për valën tjetër të pranimeve, BE duhet të sigurojë që reformat, në veçanti reformimi i klasës politike nëpërmjet masave të antikorrupsionit, të jenë të përmbushura seriozisht dhe procesi të jetë me të vërtetë i pakthyeshëm."
Për vendet kandidate të BE, Makovei pret që leksioni i mësuar është "të nxisin politikanët dhe peersonelin profesional të jenë të gatshëm e të aftë për të nisur, mbështetur dhe shtyrë reformat e thella, të dhimbëshme dhe reale edhe në qoftë se kërkohen sakrifica politike. Ndryshimet e pakthyeshme, reale, janë ato që njerëzit në vendet kandidate duan dhe duhet t'u jepen. Kur të ndodhë kjo, pranimi në BE vjen natyrshëm."
Hapat më të ashpër që qeveria e Maqedonisë duhet të marrë, sipas pikpamjes së Makoveit, janë të ngrejë një sistem të konsoliduar baze të dhënash për agjensitë e zbatimit të ligjit dhe të futë plotësisht në fuqi masat e hetimit të posaçëm në rastet penale, duke garantuar në të njëjtën kohë të drejtat civile. Amendamente të mëtejshme ndaj ligjit të fondeve politike dhe të fushatave janë gjithashtu të nevojshme me qëllim që të sigurojnë transparencën e plotë, kontrollin dhe sanksionet.
![]() Komisioneri i zgjerimit të BE Olli Rehn (majtas) dhe kryeministri maqedonas Nikola Gruevski (djathtas), zbulojnë një pllakë në godinën e re të misionit të BE në Shup, në 7 mars. [Getty Images] |
Maqedonisë gjithashtu i duhet të futë në fuqi ligjin lidhur me konfliktet e interesave dhe të sigurojë transparencën në administratë, shtoi ish ministrja e drejtësisë. "Në përgjithësi, përpjekjet duhen për një zbatim të plotë e siç duhet të masave që tashmë ekzistojnë, në luftën kundër korrupsionit. Përpjekjet e vendit janë mbështetur nga Komisioni Evropian dhe aktorë të tjerë ndërkombëtarë të pranishëm në Maqedoni dhe unë jam e bindur se kjo mbështetje do të rritet më tej,' tha ajo.
Lidhur me masat rumune që mund të zbatoheshin nga Maqedonia apo vende të tjera kandidate, Makovei nënvizoi Drejtorinë e Anti-korrupsionit, prokurorët e së cilës hetojnë korrupsionin e mashtrimin e nivelit të lartë. "Përzgjedhja e prokurorëve që punojnë në njësi të tillë është jetike," tha ajo. "Ata duhet të kenë pavarësi të fortë inddividuale dhe profesionalizëm. Përveç kësaj, mjetet e hetimit të posaçëm, fondet dhe specialistët financiarë duhet të jenë në dispozicion të plotë të një njësie të tillë. Maqedonia ka një njësi prokurorësh ngarkuar me krimin e organizuar dhe korrupsionin, që hetoi raste të rëndësishme brenda vitit të shkuar dhe prokurorët e së cilës po trainohen intensivisht."
"Megjithatë, duhen hapa të mëtejshëm, në veçanti lidhur me përdorimin e mjeteve të posaçme të hetimit dhe masat e përgjimit të fshehtë. Krimi i organizuar dhe korrupsioni nuk mund të trajtohen me mjetet dhe hetimet e vjetra. Në Maqedoni, unë po punopj tashmë me autoritetet vendase dhe aktorët ndërkombëtarë në forcimin e zbatimit të legjislacionit aktual mbi masat e përgjimit dhe mbi zgjerimin e zbatimit të tyre," spjegoi Makovei.
Një tjetër masë e dobishme që ka për qëllim trajtimin dhe ndalimin e korrupsionit është të përcaktohet konflikti i interesave si një krim si dhe të bëhet "testimi i integrimit" kur punonjësit civilë janë të dyshuar për korrupësion. Makovei tha se po propozon në Maqedoni krimin e "pasurimit të paligjshëm" siç parashikohet nga Konventa Kundër Korrupsionit e OKB.
"Dua të vë në dukje gjithashtu se disa nene të ligjit të taksimit të Maqedonisë janë më të përparuara se në Rumani. Ka një masë 70% taksim për ato pasuri që nuk mund të justifikohen ligjërisht. Një zbatim i vijueshëm i kësaj mase nisi në fillim të 2008," tha ish ministrja rumune e drejtësisë.
Lidhur me palëvizshmërinë e gjykatësve dhe prokurorëve, Makovei tha se Maqedonia e kishte zgjidhur së fundmi këtë problem duke ngritur një Këshill Gjuqësor për gjykatësit ndërsa një Këshill për Prokurorët do të ngrihet gjatë 2008. Si gjykatësit dhe prokurorët në Maqedoni kanë të ashtuquajturat mandate të jetës (deri në daljen në pension).
Megjithatë, si Rumania dhe Maqedonia, ashtu si vendet e tjera pas-komuniste, lanë mënjanë hapin e parë të nevojshëm për të formuar sistemin gjyqësor, një test mbarëkombëtar të aftësisë profesionale dhe integritetit të gjykatësve dhe prokurorëve ekzistues, tha Makovei.
"Për fat të keq, si Rumania dhe Maqedonia nxituan t'u japin të gjithë anëtarëve të sistemit gjyqësor pavarësinë dhe mosluajtshmërinë pa një verifikim të thjeshtë se kush qenë këta individë që do të merrnin garanci të tilla," tha ajo. "Shumë prisnin që sapo t'u jepej pavarësia dhe mosluajtshmëria me ligj, anëtarët e gjyqësorit komunist do të bëheshin profesionistë plotësisht të pavarur." Kjo shpresë u provua që qe gabim, tha Makovei.
"Ne tani kemi shumë gjykatës e prokurorë që ndjehen 'të pavarur' mjaft për të qenë të korruptuar, joprofesionalë dhe të paaftë dhe që pretendojnë 'pavarësinë' sa herë që ka kritika," tha ajo. Pastrimi i sistemit, i ngarkuar tashmë këshillave gjyqësore, nuk bëhet. Këto këshilla që nuk janë të përgjegjëshme, dhe unë kam parasysh kryesisht shembullin rumun, operojnë si një kooperativë duke mbrojtur të metat në sistem."
Sfidat kryesore për qeverinë maqedonase janë të njëjtat si për Rumaninë, tha Makovei. Ato përfshijnë mbajtjen e vullnetit politik të qeverisë, arritjen e një konsensusi politik dhe mbledhjen e mbështetjes për reformat duke marrë hapa drejt reformimit të klasës politike dhe sigurimit se masat anti-korrupsion janë tashmë të zbatuara dhe bërë të pakthyeshme.