29/03/2012
Muzika e sufinjve, një sekt islamik, mund të jetë një nga çelësat për të kuptuar filozofinë e islamit.
Nga Menekshe Tokjaj për Southeast European Times në Stamboll -- 29/03/12
![]() Dervishët rrotullues interpretojnë brenda Muzeut Mevlana në varrin e Mevlana Xhalaludin Rumi. [Reuters] |
Ndërkohë që muzika është përgjithësisht një vegël e fuqishme për kapërcimin e armiqësive e keqkuptimeve, muzika fetare në veçanti mund të ketë një ndikim të konsiderueshëm në kuptimin e elementëve të bindjes përmes mjeshtërisë së saj.
Në linja të tilla, muzika e sufinjve islamikë ka një vend unik, duke qenë se është e vështirë të vlerësohet e të kuptohet plotësisht islami pa njohur sufizmin e format artistike të ndërlikuara të tij që ndihmojnë në përkufizimin e filozofisë islamike.
Filozofi e mistiku i anadollak i shekullit të 13-të, sufiu Mevlana Xhalaladin Rumi mbështet paqen, pluralizmin, ndërgjegjësimin përmes dashurisë e tolerancës pa kufi. Për Rumin, të gjitha fetë mbartin pak a shumë disa të vërteta e dashuria hyjnore është për të gjithë njerëzit, pavarësisht nga besimet, klasa ose raca e tyre.
Metoda paqësore e tolerante e Rumit, e njohur në përgjithësi si sufizëm, është tërheqëse për shumë sekte e besime -- jo vetëm në islam, por edhe në fe të tjera. Në këtë kuptim, sufizmi shihet kryesisht si një antidotë për të gjitha stereotipet negative rreth islamit.
Askin Gunaj, drejtor i Korit Muzikor Klasik Shtetëror Turk të Mersinës, tha se toleranca e dashuria hyjnore elementët qendrorë e thelbësore të filozofisë së Rumit.
"Që nga fillimi, kur dikush që nuk i përket ndonjë besimi fetar dëgjon muzikën Mevlevi e sheh interpretimin e tyre, ai ose ajo do të gjejë aty tre tema kryesore: poezinë, muzikën e vallëzimin," tha Gunaj.
"Kur një dervish rrotullues e drejton dorën e djathtë drejt qiellit për të marrë bekimin e Perëndisë, ai drejton të majtën drejt tokës [si shenjë] e dhënies së dhuratës shpirtërore të Perëndisë për njerëzit. Në përgjithësi, në veprat e Rumit, temat kryesore janë toleranca e dashuria hyjnore."
Fuqia e filozofisë së Rumit njihet gjerësisht -- OKB e deklaroi vitin 2007 si "Vitin e Rumit" me festime në mbarë botën. Rumi mbetet një nga poetët më të shitur në botë.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes