14/08/2008
![]() "Konfliktet ndërkombëtare nuk mund të zgjidhen me anë të forcës, dhunës dhe shkeljeve të ligjit ndërkombëtar," tha sekretari serb i Kosovës Oliver Ivanovic. [B92] |
Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu u shpreh të martën (12 gusht) se situata e vendit të tij nuk mund të krahasohet me asnjë zonë tjetër në botë, duke përfshirë Abkhazia dhe Osecinë Jugore. Sejdiu tha që Kosova është një rast sui generis me specifika të qarta historike, ligjore, politike dhe kushtetuese të përfshira.
"Ata që kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës duan ta cilësojnë Kosovën si një precedent për zgjidhje të tjera, por unë mendoj se argumentat provojnë diçka ndryshe," tha Sejdiu. Zëvendës-kryeministri Hajredin Kuqi përsëriti të njëjtin qëndrim, duke insistuar se Kosova "është një rast special".
Ndërkohë, Serbia është e përfshirë në një vështirësi diplomatike. Me Gjeorgjinë që po kërkon "integritetin e saj territorial" dhe Rusinë që dërgon trupa për të ruajtur krimet e rënda të pretenduara, Beogradi rrezikon ose të bëj armik një aleat kyç ose të minojë qëndrimin e saj mbi Kosovën.
"Do të ishte logjike për Serbinë të përdorte situatën në Gjeorgji në betejën e saj diplomatike kundër pavarësisë së Kosovës," shkruante të mërkurën B92 me qendër në Beograd. "Sidoqoftë, për të bërë këtë, Beogradi do ta gjente vente në një sindromë të rrethit vicioz:
[Ajo] do të duhet të mbështeste principin e integritetit territorial dhe kjo do të çonte në konflikt me zyrtarët e Moskës, mbi mbështetjen e të cilëve bazohet Beogradi në Këshillin e Sigurimit të OKB-së." Ndërkohë mbështetja e Osecisë Jugore dhe Rusisë, "do të minonte argumentat e Beogradit kundër pavarësisë së Kosovës", shkruajti B92.
Sekretari i Serbisë për Kosovën, Oliver Ivanovic, sugjeroi se bota morri një "mësim" për të mësuar nga të dyja konfliktet. "Konfliktet ndërkombëtare nuk mund të zgjidhen me forcë, dhunë dhe shkelje të ligjit ndërkombëtar," tha ai.
Sidoqoftë, sipas analistit kosovar Ilir Dugolli, rastet e Gjeorgjisë dhe Kosovës janë totalisht të ndryshme. "Paralelet midis tyre janë pakuptim," tha ai.
"Kosova kishte përfaqësim të barabartë në ish-Federatën Jugosllave; ajo ishte një protektorat i pavarur në pritje të zgjidhjes së statusit përfundimtar. Vullneti i njerëzve të Kosovës për pavarësi është i padiskutueshëm, edhe me ata që nuk duan ose nuk bien dakort [me] atë," tha Dugolli, një anëtar i Institutit për Politikat e Kërkimit dhe Zhvillimit.
Ndërkohë fqinji i Kosovës, Shqipëria, mbështet Gjeorgjinë për sa i përket integritetit territorial, ndërsa insiston gjithashtu se Kosova është një rast special. Tirana mbështet plotësisht integritetin dhe sovranitetin e Gjeorgjisë dhe hedh poshtë çdo paralelizëm me Kosovën tha kryeministri shqiptar Sali Berisha. Minoritetet nuk mund të përdoren për të justifikuar një ndërhyrje ushtarake, shtoi ai. "Ka minoritete kudo dhe nëse minoritetet përdoren dhe forca ushtarake përdoret atëhere do të ishte në rrezik serioz rendi ndërkombëtar."
Ministria e jashtme i bëri thirrje të gjitha rajoneve të shmangin shkallëzime të mëtejshme.