Bllokimi i uebsajteve nga Turqia ngre dyshime rreth lirisë së shprehjes

01/10/2008

Turqia ka ndaluar uebsajtin e akademikut dhe evolucionistit të shquar britanik Riçard Davkins, të fundit nga qindra ndalime të diskutueshme që pengojnë lirinë e shprehjes në një vend kandidat të BE.

Nga Ajhan Shimshek për Southeast European Times -- 01/10/08

photo

Autoritetet turke bllokuan aksesin ndaj uebsajtit të autorit britanik Riçard Davkins. [Getty Images]

Një gjykatë e Stambollit udhëroi ndalimin e aksesit turk ndaj sajtit të autorit britanik Riçard Davkins (www.richarddawkins.net) pasi kreacionisti islamik i diskutueshëm Adnan Oktar pretendoi se sajti shpifi për karakterin e tij.

Oktar dhe grupi i tij i paqartë e i mirëfinancuar ka kryesuar fushata kundër darvinizmit duke botuar e shpërndarë mijra libra pa para në Turqi dhe në më shumë se 50 vende.

Libri i Oktar, Atllasi i Krijimit u trajtua ashpër në uebsajtin e Davkins ku akademiku britanik tregoi gabimet në përmbajtjen e tijdhe sulmoi Oktar për manipulimin e fakteve.

"Jam i shtangur të pajtoj vlerat e shtrenjta e të lustruara të prodhimit të këtij libri me 'kotësinë frymëmarrëse' të përmbajtjes," shkruante shkencëtari në korrik.

Ndërsa Oktar dhe pasuesit e tij fituan rastin e tyre ligjor kundër uebsajtit të Davkins, ata nuk ja dolën të ndalojnë librin e tij të shquar Mashtrimi i Zotit. E njëjta gjykatë që ndaloi uebsajtin e tij muajin e fundit, lejoi qarkullimin e librit të tij prillin e kaluar, duke përmendur lirinë e shprehjes.

Uebsajti i Davkins nuk është e vetmja viktimë e fushatës ligjore nga grupi i Oktan kundër sajteve darviniste apo ateiste. Oktar dhe pasuesit e vet, duke shfrytëzuar të meta në ligjin turk, ja dolën më parë të përftojnë ndalime të përkohëshme në sajte kryesore të internetit, duke përfshirë bloget e Google Groups dhe WordPress, duke përmendur fyerjet ndaj autorëve islamikë.

Autoritetet kanë bllokuar aksesin ndaj sajteve evolucioniste turke të tilla si ateizm.org gjithashtu. Në shtatorin që kaloi, ato ndaluan gjithashtu uebsajtin e një sindikate të madhe, Unioni i Edukatorëve Turq (Egitim Sen), për botimin e kritikave 19 muaj më parë ndaj Atllasit të Krijimit.

Polemiku Oktar mori një dënim tre vjet burg majin e shkuar për ngritjen e një organizate ilegale për përfitim personal dhe me qëllim kriminal. Ai mbetet i lirë për apelin.

Mbështetja e konsiderueshme financiare e grupit të tij është misterioze dhe shtypi turk shpesh e akuzon atë për praktikat e tij të fshehta, si të kulteve dhe shfrytëzimin financiar të pasuesve të vet.

Media turke ka reaguar me zemërim ndaj ndalimeve të justifikuara paqartësisht të internetit. "Hiqni duart nga interneti," kishte titull të martën e përditëshmja e majtë Radikal. Ajo denonconte bllokimin e uebsajteve dhe theksonte se shumica e ndalimeve nuk rezultonin bile nga vendimet e gjykatës por nga drejtoria e telekomunikacioneve të vendit.

Partia qeverisëse me rrënjë islamike, për Drejtësi e Zhvillim (AKP) ka njoftuar vendosmërinë e saj për procesin e pranimit në BE dhe është zotuar të ringjallë reformat. Por kufizimet e fundit në internet ngrenë dyshime të rëndësishme rreth vendosmërisë së saj. AKP kundërshton akuzat e një axhende të fshehtë të islamit politik dhe e përshkruan veten si një parti konservatore demokratike. Disa anëtarë kryesorë të AKP kanë kundërshtuar publikisht idetë evolucioniste në të kaluarën por partia nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me Oktar dhe përpiqet ta distancojë veten nga grupi i tij.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading