Rregullorja ofron rrugëdalje për kontrabandistët e karburantit në Kosovë

03/10/2008

Një rregullore serbe që lejon eksportin pa taksa të mallrave, duke përfshirë karburantin, në Kosovë për serbët e Kosovës është bërë një rrugëdalje për kontrabandistët.

Nga Besa Beqiri për Southeast European Times në Prishtinë – 03/10/08

photo

Litri i benzinës kontrabandë shitet 30 deri 40 qindarka të euros më pak. [Dosje]

Policia është në dijeni të benzinës që kontrabandohet në Kosovën veriore, thotë zëdhënësi i Shërbimit Policor të Kosovës (KPS) Besim Hoti. Rrjetet serbe e shqiptare të krimit kanë bashkëpunuar në zhvillimin e kësaj kontrabande e cila është shumë e leverdisshme anembanë vendit, jo vetëm në pjesët e Kosovës të mbizotëruar nga serbët.

"Ka një numër problemesh... Dy pikat e kontrollit doganor në Leposaviç, Porta 1 dhe në Zubin Potok, Porta 31, nuk funksionojnë. Karburanti sillet nga Serbia në Kosovë bazuar në një rregullore serbe që lejon mallrat, duke përfshirë karburantin të sillen në Kosovë për serbët e Kosovës, pa taksa," tha Hoti.

Policia thotë se kontrabandistët shrytëzojnë rregulloren për të dërguar benzinën të cilën e shesin 30 deri 40 qindarka të euros më pak për litër se çmimi i rregullt i Kosovës dhe Serbisë. "Karburanti mund të sillet në Mitrovicën veriore ku serbët kanë hapur disa pompa të reja," tha Hoti. Shqiptarë që kërkojnë pazarllëqe ka filluar të mbushin atje gjithashtu. "Është më lirë, kjo është e gjitha," i tha një taksist anonim Southeast European Times.

Policët në rajonin e Mitrovicës thonë se strategjia e vetme e tyre që disponojnë për ndalimin e kontrabandistëve është t'i akuzojnë ata ose për transport të parregullt të mallrave ose kontrabandë në qoftë se shoferët nuk janë në gjendje të japin dokumente mbi origjinën e mallrave. Në rastin e fundit, ata i çojnë shoferët dhe kamionët në pikat e kontrollit doganor, ku punonjësit e doganave hartojnë akuzat e kontrabandës.

Megjithatë, ky opsion nuk është i lehtë të bëhet. Pikat e kontrollit doganor në Leposaviç dhe Zubin Potok pësuan shkatërrim të madh apo dëme të rënda nga turmat serbe vetëm pak ditë pasi Prishtina shpalli pavarësinë në shkurt.

Zyrtari i KPS, Veton Elshani pranon se policia nuk e njeh me siguri nivelin e kontrabandës në veri. E gjitha ç'mund të bëjë KPS, tha ai, është të përpiqet të bllokojë atë në pjesën jugore të Mitrovicës.

Policia nisi të ngrejë logjistikën për marrjen me kontrabandistët menjëherë pas shpalljes së pavarësisë në 17 shkurt. Vënia e kamerave të sigurisë në pikat e kontrollit është një nga përparësitë më të larta. "Kamerat janë kudo tërësisht në punën e policisë, përfshirë kontrabandën," tha Elshani duke vënë në dukje se procesi i riparimit të tyre në kufirin verior do të vazhdojë.

Një zyrtar i OKB-së i tha Financial Times kohët e fundit se "e vetmja rrugë për të kthyer stafin tek portat është me forcë dhe kjo nuk do të jetë e qëndrueshme po të mos bien dakord serbët."

Komandanti i EULEX Yves de Kermabon i tha gazetës se Serbia do të përfitonte nga "një kuadër ligjor shumë i qartë" për kontrollin kufitar. "Unë dua të jem më pragmatik se politik," tha ai.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading