Kodi zgjedhor dhe kushtetuta maqedonase përballen me më tepër reforma

06/10/2008

Partitë politike në Maqedoni po diskutojnë përsëri ndryshimet në kodin zgjedhor. Më të diskutueshme janë propozimet për të garantuar një kuotë të deputetëve të pakicave etnike dhe të drejtave të votës për diasporën.

Nga Marina Stojanovska për Southeast European Times në Shkup -- 06/10/08

photo

Dy partitë më të mëdha etnike shqiptare, BDI dhe PDSH janë kundër të drejtave të votimit të diasporës duke argumentuar se ata do të dobësonin parimin e Badenter, që mbron pakicat etnike. [Getty Images]

Katër partitë e mëdha politike të Maqedonisë, VMRO-DPMNE, SDSM, BDI dhe PDSH arritën një konsensus mbi disa ndryshime në kodin zgjedhor që ata debatuan në 25 shtator.

Partitë ranë dakord se burimet e financimit të fushatës nuk do të qenë të paidentifikuara dhe se partitë duhet të dërgojnë raportet e tyre financiare brenda 15 ditësh në Komisionin Zgjedhor Shtetëror. Midis ndryshimeve të propozuara janë garantimi i dhjetë vendeve të komuniteteve më të vogla etnike dhe dhënies diasporës të drejtën për të votuar për tre vende shtesë në parlament. Vënia në zbatim e të dy ideve do ta rriste numrin e deputetëve nga 120 në 133.

OSBE/ODIHR sugjeron se për shkak të rritjes së numrit të parregullsive në zgjedhjet e fundit parlamentar, shkelësit e ligjit zgjedhor duhet të paguajnë një gjobë më të lartë që shkon nga 3,000 në 5,000 euro.

Partitë nuk janë në një mendje mbi kuotat parlamentare për komunitetet më të vogla dhe të drejtat e votimit për diasporën. Dy partitë më të mëdha shqiptare, BDI dhe PDSH janë kundër të drejtave të votimit për diasporën, duke argumentuar se ato do të dobësonin parimin e Badenterit i cili mbron pakicat etnike. Ai mandaton se disa projekt-ligje kërkojnë miratimin jo vetëm të një shumice të të gjithë deputetëve por nga një shumicë e deputetëve të pakicës etnike gjithashtu me qëllim që të bëhen ligj.

SDSM vuri në dukje mungesën e masave mbrojtëse për të parandaluar votimin e dyfishtë nga emigrantët, kur janë brenda dhe jashtë Maqedonisë.

Partitë ndryshojnë gjithashtu lidhur me rregullat e amenduara për zgjedhjet presidenciale. Për shembull, BDI beson se presidentin duhet ta zgjedhë parlamenti, për të minimizuar parregullsitë dhe për të kursyer fondet në zgjedhjet. VMRO-DPMNE votoi për të hequr kërkesën që një kandidat duhet të mbledhë 50% në një balotazh për t'u bërë president, me SDSM që përsërit propozimin e saj të vjetër për ta ulur kërkesën në 30%.

"Ky amendament ka për qëllim të ndërpresë ciklin e mbushjes së kutive të votimit dhe parregullsive që kanë shënuar pothuajse çdo zgjedhje presidenciale deri tani," tha kryeministrit Nikola Gruevski.

PDSH është kundër heqjes së kërkesës së 50% për balotazhet duke thënë se do të demoralizonte votuesit shqiptarë, një parashikim me të cilin shumë ekspertë bien dakord.

"Eliminimi i kërkesës ë 50% redukton shanset për konsensus midis partive etnike maqedonase dhe etnike shqiptare dhe ngre pikëpyetje rreth legjitimitetit të një presidenti," thotë Jeton Shazivari, një profesor i Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading