07/10/2008
Në 30 shtator, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës kaloi një rezolutë mbi Bosnje dhe Herzegovinën që ka për qëllim lëmimin e rrugës së saj të ardhme drejt anëtarësimit në BE.
Nga Jusuf Ramadanoviç për Southeast European Times në Sarajevë – 07/10/08
![]() Kryeministri i RS Milorad Dodik tha se përfaqësuesit e RS nuk do ta pranojnë kurrë dhënien fund të votimit me bazë njësie në parlamentin shtetëror. [Getty Images] |
Në sesionin e vet në fund të shtatorit, Asambleja Parlamentare e Këshilli të Evropës (PACE) kaloi një rezolutë që i kërkon institucioneve të BiH të lëvizin përpara me ndryshimet kushtetuese, heqjen e votimit në nivel njësie në parlamentin shtetëror dhe forcimin e institucioneve shtetërore në mënyrë që BiH të përparojë plotësisht në përpjekjen e vet për në BE. Ajo kërkoi gjithashtu fshirjen e të gjitha censeve disktriminuese nga kushtetuta e vendit.
Votimi me bazë njësie, që kërkon miratimin nga dy njësi të ndara administrative në BiH, Federatës së BiH dhe Republika Srpska (RS) për çdo vendim parlamentar, u bë ligj në BiH me Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit, e cila i dha fund konfliktit të 1992-1995 në vend. Disa vëzhgues thonë se kjo metodë votimi është e cënueshme nga shpërdorimet nga njëra a po tjetra njësi për të bllokuar vendimet parlamentare që nuk pëlqen. Marrëveshja e Dejtonit mbetet kushtetuta e vendit.
Rezoluta erdhi nga një raport i bashkëraportuesve të PACE për BiH, Kimo Sasi i Finlandës dhe Mevluit Kavusoglu i Turqisë. Sasi dhe Kavusoglu ja veshën RS një ngecje në vazhdim të reformave të BiH duke pretenduar se ajo po pengon reformat dhe po prish institucionet shtetërore.
Ky raport dhe rezoluta ndershën kundërshtime të ashpra nga parlamentarët serbë boshnjakë në sesion, Milica Markoviç dhe Mladen Ivaniç. Ata kërkuan fshirjen e tre pjesëve nga rezoluta: asaj që kërkon heqjen e votimit me bazë njësie; dënimin e rezolutës së asamblesë kombëtare të RS që bën thirrje për vetëvendosje; dhe fajësimin e RS për pengimin e institucioneve të nivelit shtetëror të BiH. Megjithatë, deputetët e PACE kundërshtuan kërkesat e tyre.
Vetëm ditë përpara miratimit të rezolutës së CoE, anëtari i boshnjak i presidencës së BiH, Haris Silajxhiç foli në PACE, në Strasburg, Francë, lidhur me këtë çështje. Ai kritikoi votimin me bazë njësie duke thënë se ai përbën një pengesë të madhe për vendim-marrjen parlamentare dhe kështu pengon përparimin e BiH në udhën e vet për në Evropë.
Silajxhiç kërkoi gjithashtu për "reformë të shkallës së madhe të kushtetutës së Dejtonit, mungesa e së cilës mund të rrezikojë paqen e stabilitetin në BiH dhe në rajon".
Kryeministri i RS Milorad Dodik tha se përfaqësuesit e RS nuk do të pranonin kurrë eleminimin e votimit me bazë njësie sepse "kjo do të thoshte dorëzimin e mekanizmave institucionalë që qenë në bazën e Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit dhe që mbanin barazpeshën në BiH."
Edhe në qoftë se rezoluta e CoE është teorikisht jodetyruese, BiH duhet të përputhet me kushtet e saj me qëllim që CoE të pezullojë mbikqyrjen e Bosnje dhe Herzegovinës. Vendi u bë anëtar i CoE në 2002 por ende nuk ka përmbushur të gjitha kushtet e anëtarësimit vënë atij atë kohë.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes