09/10/2008
FMN parashikoi një rënie të madhe të ekonomisë botërore në një raport të zymtë të mërkurën, por "rreziku i një Depresioni të Madh është gati zero," shtoi kryeekonomisti i tij.
(WSJ, The Times, The Guardian - 09/10/08; IMF, Reuters, AP, AFP, FT, BBC, VOA, Dnevnik - 08/10/08)
![]() Këmbimi në Bursën e Bukureshtit u pezullua të mërkurën (8 tetor) pas më shumë se 10% humbje të shkaktuar nga kriza financiare globale. [Gabriel Petresku] |
Kriza e tanishme financiare dhe çmimet ende të larta të energjisë dhe mallrave të konsumit, po shtyjnë shumë ekonomi të përparuara në recesion, parashikoi FMN në një raport të mërkurën (8 tetor).
"Ekonomia botërore po hyn tani në një rënie të madhe përballë goditjes më të rrezikshme në tregjet e pjekur financiarë që nga vitet 1930," thoshte institucioni ndërkombëtar 185-anëtarësh në Opinionin Ekonomik Botëror (WEO) më të fundit, të tij.
Duke revizionuar parashikimet e veta të korrikut për 4.1% rritje ekonomike në 2008, FMN pret tani që ekonomia botërore të zgjerohet me një ritëm 3.9% këtë vit dhe pastaj me 3% në 2009, niveli më i ulët që nga 2002. Rritja globale ekonomike 3% apo më pakë konsiderohet nga disa ekonomistë ekuivalente me recesionin global, vinte në dukje raporti.
Edhe në qoftë se autoritetet e SHBA dhe Evropës ja dolën të stabilizojnë kushtet financiare dhe të pengojnë goditjet e mëtejshme, normat e rritjes globale nuk priten të kthehen në normale deri në 2010, shtoi FMN.
"Në vendet e përparuara, kriza po shtyhet tani nga një spirale në rënie e besimit," tha kryeekonomisti i FMN Olivier Blanshar. Efektet e kësaj janë përhapja e konsumeve dhe bizneseve, paralajmëroi ai.
Ekonomia e SHBA parashikohet të zgjerohet 1.6% këtë vit dhe 0,1% në 2009.
Përkeqësimi i kushteve financiare në Evropën Perëndimore do të ketë një ndikim negativ mbi normat e rritjes atje gjithashtu, sipas WEO.
FMN pret që rritja ekonomike në zonën 15-vendëshe të euros të bjerë dukshëm në 1.3% në 2008 dhe pastaj vetëm në 0.2% vitin tjetër, me dy nga këto vende me gjasa të dëshmojnë shtrëngime në njërin apo tjetrin vit, Italisë dhe Spanjës.
Ndërsa ekonomitë e Evropës Juglindore po gëzojnë ende "kohë të mira" ato duhet të ndërmarrin veprim për të kontrolluar imbalancat e jashtmne e të brendëshme, thoshte Fondi.
"Veçanërisht, rritja në shpenzimet publike duhet të përmbahet duke mbajtur rritjet e pagave publike në përputhje me rritjen e rendimentit dhe reduktimin e përmasës së qeverisë," lexohej në WEO. "Mbajtja e standardeve të larta të kujdesëshme...është kritike me qëllim që të parandalojë dobësimin e standardeve të kreditit," shtonte ai.