09/10/2008
Studjuesi i pavarur dhe arkeologu i vetëshpallur Semir Osmanagiç është i bindur se mali Visocica pranë qytetit boshnjak Visoko, fsheh një piramidë monumentale.
Nga Jusuf Ramadanoviç për Southeast European Times në Sarajevë -- 09/10/08
![]() Piramidologu boshnjak Semir Osmanagiç (në mes) bën shenjë ndaj një vendi ku ekipi i tij zbuloi pllaka guri, pranë malit të Vishocicës. [Getty Images] |
Jo larg prej kryeqytetit të Bosnje dhe Herzegovinës (BiH) është qyteti Visoko. Çdo banor që pyetet të përmendë tërheqjen kryesore të vendit, do të përgjigjet, "Është lugina boshnjake e piramidave."
Studjuesi i pavarur Semir Osmanagiç, i cili nuk ka trainim zyrtar, nisi gërmimin tre vjet më parë. Puna e tij gëzon mbështetjen e një fondacioni të quajtur Parku Arkeologjik i Piramidave Boshnjake të Diellit. Osmanagiç punon përkundër talljeve nga pothuajse të gjithë gazetarët e shkencëtarët në BiH kur ai pretendon se mali i Visocicës është aktualisht një piramidë e lashtë, më e madhe dhe më e lashtë se ajo e Keopsit në Egjipt.
Sipas Osmanagiç, janë tre piramida të ndërlidhura me tunele. Ai i quan ato, Piramida Boshnjake e Diellit, Piramida e Hënës dhe Piramida e Dragoit. Në pothuajse stinën e tretë të gërmimeve, zona e përfshirë është mbi 20 km katrore. Janë bërë 300,000 orë gërmime dhe prova të shumta laboratori.
Osmanagiç thotë se tre piramidat formojnë një trekëndësh barabrinjës me secilën brinjë 2.1 km.
Ai shton se një rrjet tumelesh nëntokësorë ekziston nën të gjithë luginën e Visoko dhe se kjo është vetëm fillimi i disa dekadave të kërkimit në të cilin ai do të provojë Bosnjen si djep të qytetërimit.
Megjithatë, komuniteti akademik në BiH tallet me ndërmarrjen e tij si punë e një sharlatani. Arkeologu i Universitetit të Sarajevës Enver Imamoviç i përqasi gërmimet e Osmanagiçit me "të më linin mua...të bëja kirurgji". Shkencëtarët tremben se gërmimet në vazhdim mund të rrezikojnë reliket mesjetare, romane e ilire në mal.
Reagimi i Osmanagiç ishte organizimi i Konferencës së Parë Shkencore Ndërkombëtare mbi Luginën Boshnjake tëp Piramidave, e cila u zhvillua nga 25 gushti deri në 30 gusht në Sarajevë. Midis pjesëmarrësve qenë 19 arkeologë, gjeologë dhe egjiptologë të shquar egjiptianë, dy akademikë rusë dhe kërkuesi britanik i piramidave Filip Kopen. Pjesëmarrësit vendosën të mblidhen përsëri pas dy vitesh dhe të ngrinin një institut kërkimi në Sarajevë.
Duke rreshtuar këtë mbështetje, Osamanagiç ka për qëllim të fitojë besueshmëri ndërkombëtare, duke heshtur kësisoj boshnjakët skeptikë.
Më tej, pretendon Osamanagiç, "Përveç piramidave të gurta në Visoko, bazuar në një regjistrim satelitor, ne kemi gjetur se të tilla piramida të ngjashme ekzistojnë gjithashtu në disa vende të tjera në BiH." Sipas Osamanagiç, njerëzimit do t'i duhet të ndryshojë krejtësisht konceptin e tij mbi të shkuarën.