10/10/2008
Në një shfaqje mbështetjeje pas humbjes diplomatike të Kosovës në OKB, Olli Rehn, komisioneri për zgjerimin e BE, dha 122 milion euro në ndihmë për shtetin e ri.
Nga Blerta Foniqi-Kabashi për Southeast European Times në Prishtinë – 10/10/08
![]() Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi (majtas) dhe komisioneri i zgjerimit të BE Olli Rehn (në mes) flasin me shtypin të enjten (9 tetor). [Laura Hasani] |
Kryeministri Hashim Thaçi dhe kryetari i zyrës së lidhjes së BE Renzo Davidi nënshkruan një marrëveshje të enjten (9 tetor) në Prishtinë mbi ndihmën e parapranimit për Kosovën, që i jep vendit të ri 122 milion euro për këtë vit. I pranishëm në nënshkrim ishte komisioneri i zgjerimit të BE Olli Rehn. BE premtoi ndihmën në konferencën e donatorëve të Kosovës në korrik.
Në krye të ceremonisë, Rehn tha se erdhi në Kosovë për të shprehur mbështetjen e BE për integrimin e Kosovës.
Thaçi dhe Davidi nënshkruan marrëveshjen një ditë pasi Asambleja e Përgjithëshme e OKB votoi në favor të një rezolute serbe që i kërkon Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të shqyrtojë ligjishmërinë e shpalljes së pavarësisë nga Kosova në 17 shkurt.
"Me më tepër se 120 milion euro... BE e ndihmon Kosovën të zhvillojë një shoqëri të qëndrueshme dhe paqësore shumëetnike bazuar në rendin e ligjit," tha Rehn. Ai i quajti paratë "një shenjë e qartë se ne kujdesemi" por kërkoi "menazhim të qëndrueshëm ekonomik" të tyre.
Sipas tij, donacioni i BE do të ndihmojë përparimin social e ekonomik të Kosovës.
Përfaqësuesi i Lartë i BE në Kosovë Pieter Feith bashkëpunoi duke thënë se paratë do të qenë të paçmueshme në ndihmën e përparimit të Kosovës drejt anëtarësimit në BE.
Rehn pati takime më vete me Thaçin, presidentin Fatmir Sejdiu, kryetarin e parlamentit Jakup Krasniqi dhe krerë të tjerë të parlamentit të Kosovës.
Thaçi tha se ai qe i nderuar që nënshkruante marëveshjen. "56% e kësaj sasie do të shkojnë për çështje ekonomike, 26% për çështje politike, 8% për legjislaturën dhe 9% për gjëra të tjera," tha ai.
Për 2009, BE premtoi 66 milion euro për Kosovën, ndërsa për 2010, ajo premtoi 67.3 milion euro.