10/10/2008
Ndërmjetësi i OKB në mosmarrëveshjen maqedonase-greke të emrit, Methju Nimetz, ofroi një propozim: Republika e Maqedonisë Veriore dhe sugjerime komplekse se çfar mbiemrash i shkojnë identitetit kombëtar maqedonas.
Nga Zoran Nikolovski për Southeast European Times në Shkup – 10/10/08
![]() Të dy palët duhet të shqyrtojnë me kujdes paketën dhe të përgjigjen në se e pranojnë apo jo atë, tha i dërguari i OKB Methju Nimetz. [Dosje] |
"Republika e Maqedonisë Veriore" është baza e propozimit të emrit nga ndërmjetësi i OKB Methju Nimetz pas raundit dy-ditor të negociatave midis Maqedonisë dhe Greqisënë Nju Jork të martën (7 tetor) dhe të mërkurën.
Nimetz me modesti e quajti propozimin një "sërë idesh" megjithse ai përmbante detaje mbi çështje të veçanta të tilla si pasaportat, identiteti i maqedonasve dhe mënyrat për t'ju drejtuar Maqedonisë nga vendet anëtare të OKB.
Nimetz po propozon emrin Republika e Maqedonisë Veriore për përdorim të përgjithshëm ndërkombëtar. Një variant më i shkurtër përdorimi në OKB do të ishte Maqedonia e Veriut.
Një goditje e papritur për publikun maqedonas ishte një sugjerim sipas të cilit OKB do t'u rekomandonte vendeve anëtare të futnin emrin e ri në marrëdhëniet me Maqedoninë. Më tepër se 120 vende e njohin tashmë vendin nën emrin e vet kushtetues. Paketat e mëparshme të Nimetz nuk e përmbanin këtë ide.
Ai po propozon gjithashtu që vendi të shkruajë emrin e tij në pasaporta si Republika e Maqedonisë Veriore në anglisht e frëngjisht dhe Republika Makedonija në maqedonisht.
Sipas analizave paraprake, Nimetz parashikon kryesisht përorimin e termit "maqedonas" në OKB mbi një bazë të përditëshme, në qoftë se një vend i përfshirë në komunikimin e duhur nuk ka gjë kundër tij.
Me sa duket, një zgjedhje e dytë, "gjuha dhe kombësia e Republikës së Maqedonisë Veriore", do të përdoret ekskluzivisht për komunikimet që përfshijnë Greqinë dhe Qipron, që kundërshtojnë çdo përdorim të termit "maqedonas".
Pala maqedonase, megjithatë, do mbiemrin "maqedonas" për shtetin dhe gjuhën e vet.
Qeveritë në Shkup dhe Athinë u përmbajtën ndaj ndonjë reagimi zyrtar. Ministrja e jashtme greke Dora Bakojanis tha se nuk donte të komentonte mbi propozimin dhe nuk do të negocionte nëpërmjet deklarimeve të medias.
E përditëshmja greke Kathimerini thotë se Athina e konsideroi "Republika e Maqedonisë Veriore" një "bazë të mirë për bisedime" por do të kërkonte "përmirësime".
Shkupi ka qenë i heshtur, ndërsa media e saj kombëtare e sheh propozimin e fundit si favorizues për Athinën.
Vetëm një grusht analistësh në Shkup e vlerësuan idenë e Nimetz. Ish ministri i jashtëm Slobodan Kasule tha se Maqedonia duhet të kërkonte arbitrim nga Haga. Megjithatë, kjo gjykatë ka vetëm rol këshillimor.