Kroacia do të paraqesë dokumentet e mbetuar mbi pranimin n ë BE

30/06/2008

ZAGREB, Kroaci -- Kryenegociatori i Kroacisë me BE Vladimir Drobnjak i tha gazetës Vjesnik se vendi ka në plan të paraqesë deri të hënën (30 qershor) të gjitha dokumentet e mbetura kërkuar nga procesi i pranimit në BE. Dokumentet paraqesin qëndrimin e Kroacisë mbi kapitujt negociues ende të pahapur duke përfshirë fusha të ndjeshme të tilla si reformat gjyqësore dhe lufta kundër korrupsionit. Komisioni Evropian është gati të botojë një plan udhëzues të hollësishëm për stadin përfundimtar të bisedimeve të pranimit. Sipas skenarit më optimist, Kroacia do të përfundonte bisedimet verën tjetër, duke u bërë anëtare e BE në 2011. (Vjesnik, Vecernji List - 30/06/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading