Shkarkohet zëvendës ministri i Kosovës pas debatit të ndezur parlamentar

01/07/2008

PRISHTINË, Kosovë -- Kryeministri Hashim Thaçi shkarkoi të hënën (30 qershor) zëvendës ministrin e industrisë dhe tregtisë Naser Osmani, duke thënë se kushtetuta e lejon atë të ndryshojë anëtarët e qeverisë pa miratim parlamentar. Vendimi pasoi një debat të ndezur midis Osmanit dhe ministrit të transportit dhe telekomnikacioneve Fatmir Limaj, një nënpresident i Partisë Demokratike të Kosovës, të Thaçit, lidhur me Autoritetin e Mbikqyrjes së Prokurimeve të Kosovës. Debati u përkeqësua në shkëmbim fyerjesh. Limaj dhe Osmani janë anëtarë të dy partive kryesore që formojnë koalicionin qeveritar të Kosovës. Lidhja Demokratike e Kosovës e Osmanit refuzoi të komentojë mbi çështjen. (Kosovalive, Xinhua, Focus - 30/06/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading