Policia e RS godet trafikantët e dyshuar

01/07/2008

SARAJEVË, Bosnje dhe Herzegovinë (BiH) -- Policia e Republika Srpska kontrolloi 22 vende të hënën (30 qershor) në një bastisje masive kundër trafikut të drogës, armëve dhe njerëzve. Policia në qytetin e Trebinjës përmendi disa arrestime por nuk dha hollësira me përjashtim të asaj se një bastisje paralele ishte në proces në kantonin e Herzeg-Neretva.

Në lajme të tjera, një minë tokësore vrau dy vetë të dielën ndërsa ata prisnin dru rreth 120 km në veri të Sarajevës. Qëkur përfunduan luftimet në vitet 1990, ka patur 1,500 të tilla shpërthime minash që kanë rezultuar në 400 vdekje. (RTRS, Fena, AP - 30/06/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading