Zjarri shkatërron shtëpitë në Maqedoni

01/09/2008

SHKUP, Maqedoni -- Një zjarr pranë liqenit Dorjan shkatërroi pesë shtëpi në zonë të shtunën (30 gusht) por autoritetet nuk raportuan viktima. Zjarrfikësit ja dolën të kontrollojnë flakën të dielën. Banorët lokalë morën pjesë në operacion, ndërsa Greqia fqinjë ofroi gjithashtu ndihmë. Shtëpitë e shkatërruara qenë të gjitha të vendosura në vendin turistik Novdorjan, rreth 130 km në jugë të Shkupit. Një kamjon që mori flakë pranë Novdorjan ishte burimi i zjarrit. (Makfax, MIA, A1, Beta, B92 - 31/08/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading