Mbajtësja e presidencës së ardhshme të rradhës së BE pret që Kroacia të hyjë në Bashkim në 2009

03/09/2008

BRUKSEL, Belgjikë -- Republika Çeke pret t'i çojë bisedimet e anëtarësimit me Kroacinë në ciklin e fundit gjatë presidencës së saj, e cila fillon në janar, tha të martën (2 shtator) nënkryeministri Aleksandr Vondra. "Ne presim të çojmë në stadin final bisedimet së paku me Kroacinë," i tha Vondra një konference shtypi në Bruksel. Ai tha se ishte realiste të pritej që bisedimet të kompletoheshin me sukses nën presidencën çeke apo suedeze të BE në 2009. "Kroacisë pa dyshim do t'i duhet të shpejtojë [përpjekjet e saj]," shtoi ai.

Ndërkohë, një deklarim nga mbajtësja e tanishme e presidencës së BE, Franca, sugjeroi se Shqipëria do të presë më gjatë për statusin e kandidatit të BE. "Ky rajon duhet të punojë më tepër. Në këtë moment ne po punojmë më shumë me Kroacinë dhe Serbinë," raportet e medias cituan të thoshte sekretarin frëng të shtetit për çështjet evropiane. (HINA, Vecernji List, Reuters, EUObserver, CTK, Top Channel, Telegrafi, Klan, Alsat - 02/09/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading