Sulmi i PKK vret dy ushtarë turq, plagos nëntë

03/09/2008

ANKARA, Turqi -- Një sulm nga terroristët e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) vrau dy ushtarë turq dhe plagosi nëntë të tjerë në Turqinë lindore të martën vonë (2 shtator). PKK i bëri pritë një makine ushtarake në distriktin Kigi të krahinës lindore Bingol, tha guveranatori Irfan Balkanogluid. Ushtria ka nisur një operacion në shkallë të madhe për të gjetur sulmuesit.

Në lajme të tjera, një tërmet i matur 5.1 sipas shkallës Rihter tronditi Turqinë lindore herët të mërkurën, duke dëmtuar disa godina në krahinën jug-lindore të Adijamanit. Epiqendra e tërmetit ishte në distriktin Samsat. Nuk u raportuan viktima. (Anadolu news agency, Hurriyet, Dogan news agency, CNN Turk, AFP, RIA Novosti - 03/09/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading