04/09/2008
BUKURESHT, Rumani -- Ish ministri i transportit Miron Mitrea njoftoi të mërkurën (3 shtator) dorëheqjen e tij nga dhoma e ulët e parlamentit, duke lejuar të vazhdojë një hetim në dyshimet e korrupsionit ndaj tij. Ligjbërësi i Partisë Social Demokratike tha se ai vendosi të dorëhiqet pasi dhoma e ulët kundërshtoi një kërkesë të prokurorisë për të nisur një hetim penal kundër tij dhe ish kryeministrit Adrian Nastase. Mitrea tha se dorëheqja është e vetmja rrugë për të, për të dalë "me nder" në vend të "fshehjes pas imunitetit". Prokurorët e kanë akuzuar atë për mitëmarrje dhe marrje të paligjshme materialesh për dy prona të tij kur ai ishte ministër i transportit midis 2001 dhe 2004. (Evenimentul Zilei, Nine O'clock - 4/09/08; Mediafax, Ziare, Realitatea TV - 03/09/08)