24/09/2008
PRISHTINË, Kosovë -- Misioni policor e gjyqësor i BE, EULEX do të vendoset shpejt në Kosovën e veriut dhe do të jetë aktiv anembanë vendit deri nga fundi i vitit, njoftoi të martën (23 shtator) ndihmës shefi i EULEX, Roy Reeve. Ai shtoi se misioni ka vendosur bashkëpunim të mirë me paraardhësin e ve, UNMIK dhe do të punojë me sektorët e policisë, gjyqësorit dhe doganave.
Në lajme të tjera, dhjetë vëzhgues nga Komisioni Qendror Zgjedhor i Kosovës do të mbikqyrin zgjedhjet lokale të 5 tetorit në Bosnje dhe Herzegovinë (BiH). Komisioni i zgjedhnjeve me bazë në Sarajevë dërgoi një ftesë në Prishtinë në maj. Autoritetet në Republika Srpska janë kundër masës, pasi BiH nuk e ka njohur Kosovën.
Gjithashtu të martën, ministri i kthimeve dhe komuniteteve Boban Stankoviç dha dorëheqjen nga qeveria e Kosovës duke përmendur arsye personale. Ai ishte një nga dy ministrat serbë në kabinet. Kryeministri Hashim Thaçi emëroi një tjetër serb, Sasha Rasiç, për ta zëvendësuar atë. (Lajm, Express, Koha Ditore, Zeri - 24/09/08; Kohavision, AP, RTK - 23/09/08)