08/10/2008
NJU JORK, Shtetet e Bashkuara -- Greqia kundërshtoi edhe një herë të martën (7 tetor) një zgjidhje me emër të dyfishtë në mosmarrëveshjen e emrit të Maqedonisë. Çdo propozim i ri nga i dërguari i posaçëm i OKB-së Matthew Nimetz do të jetë "i dështuar" në qoftë se Maqedonia këmbëngul në formulën e dyfishtë, paralajmëroi përfaqësuesi grek Adamantios Vasilakis pas takimit me Nimetz në Nju Jork. Më pas, Nimetz u takua me përfaqësuesin maqedonas Nikola Dimitrov i cili tha se Maqedonia pret që i dërguari i OKB-së të bëjë një "hap konkret" të mërkurën kur është caktuar të mbajë një takim të përbashkët me negociatorët e të dy vendeve. (MRT, Makfax, Vecer, VOA, A1, Kathimerini, ERT - 08/10/08)