08/10/2008
PRISHTINË, Kosovë -- Qeveria e Portugalisë njoftoi të martën (7 tetor) se njeh pavarësinë e Kosovës. "Ne jemi të bindur se tani pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme," i tha ministri i jashtëm Luis Amado komitetit të jashtëm të parlamentit portugez. Vendi iberian është anëtari i 22-të i BE dhe i 48-i në botë që e njeh Kosovën.
Më vete, Mali i Zi mund të jetë në mëdyshje në se do ta njohë Kosovën, gjë që do të nxisë përpjekjet e Prishtinës për anëtarësimin në NATO e BE. Raportet më të hershme nënkuptonin se ajo ishte afër njohjes së shtetit të ri, por AP raportoi të mërkurën se Mali i Zi "thotë se do të mbështesë orvatjen e Serbisë për të kërkuar legjitimitetin e pavarësisë së Kosovës" në një përpjekje të dukshme "për të lehtësuar tensionet" me Beogradin. (RTK, Kohavision, Telegrafi, TV 21, AFP, Reuters, AP, Tanjug, Beta, CNN - 07/10/08)