08/10/2008
TIRANË, Shqipëri -- Dy partitë kryesore politike në Shqipëri, Partia Demokratike (PD) qeverisëse dhe Partia Socialiste (PS) e opozitës, vazhduan diskutimet të martën (7 tetor) mbi një reformë të propozuar të kodit zgjedhor të vendit. Përfaqësuesit e të dy partive shqyrtuan një propozim nga OJQ Grupi 99 për t'u dhënë të drejtën e votimit emigrantëve në zgjedhjet e ardhëshme. OJQ vë në dukje se emigrantët përbëjnë një të tretën e popullsisë së Shqipërisë dhe kontribuojnë 1 miliard euro në të ardhurat vjetore të vendit. (Koha TV, ALsat, Klan, Top Channel - 07/10/08)