09/10/2008
ANKARA, Turqi -- Ligjbërësit miratuan të mërkurën (8 tetor) një propozim që shtyn autoritetin e ushtrisë për të nisur operacione ndërkufitare në Irakun e veriut, për një tjetër vit. Mandati i tanishëm skadon në 17 tetor. Një shumicë rekord prej 511 kundër 18, mbështeti rezolutën. Shtyrja lejon ushtrinë të kryejë si operacione tokësore ashtu dhe ajrore kundër bazave të Partisë terroriste të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) në Irakun e veriut. Bordi i Lartë i Antiterrorizmit (TMYK) pritet të mblidhet të enjten për të diskutuar masat e mundshme kundër PKK duke përfshirë një inkursion në Irakun e veriut. TMYK do të diskutojë gjithashtu një zonë tampon midis Turqisë dhe Irakut me shpresën për të ndalur ndërkalljen terroriste.
Pak më parë votimit në parlament, agresorë të panjohur sulmuan një makinë policie në qytetin Dijarbakir, Turqi duke vrarë katër policë dhe një shofer civil dhe duke plagosur 20 vetë të tjerë, tha ministri i brendshëm Besir Atalai. Nuk pati marrje të menjëhershme të përgjegjësisë.
Gjithashtu të mërkurën, ushtria thotë se katër anëtarë të PKK u vranë në përleshje me forcat turke të sigurisë në krahinën juglindore të Sirnak. (Milliyet, Radikal, Cumhuriyet, Zaman, Sabah - 09/10/08; Anadolu news agency, CNN Turk, NTV, Hurriyet, Reuters - 08/10/08)