Shkencë dhe teknologji: mbahet në Shkup konferenca e Microsoft Vision

06/10/2008

Edicioni i gjashtë i Microsoft Vision u bë në Shkup. Gjithashtu në shkencë e teknologji këtë javë: një turne virtual i dhomë së relikeve të shenjta të pallatit Topkapi të Stambollit del online dhe arkeologët zbulojnë një portë të lashtë greke.
photo

Konferenca tërhoqi programues, specialistë dhe menazherë. [Tomislav Georgiev]

Shkupi priti të mërkurën (1 tetor) dhe të enjten edicionin e gjashtë të Microsoft Vision, konferenca më e madhe teknologjike në vend. Veprimtaria tërhoqi specialistë të IT, programues dhe menazherë që prezantuan zhvillimet më të fundit të Microsoft dhe strategjitë afat-gjata.

***

Një turne virtual i dhomës së relikeve të shenjta në pallatin Topkapi të Stambollit, ish kryeqytet i Perandorisë Otomane, është tani në dispozicion online në www.360tr.com. Visitorët mund të shikojnë objekte që besohet t'i kenë takuar profetëve të traditës abrahamike. Grupi i multimedias krijoi turneun virtual si pjesë e projektit të tij për të "virtualizuar" pallatin Topkapi.

***

Konferenca e pestë mbi inteligjencën artificiale u hap të enjten (2 tetor) në qendrën kulturore Ermopolis në ishullin grek Syros. Organizatorët e veprimtarisë qenë Shoqata Greke e Inteligjencës Artificiale dhe Universiteti i Egjeut. Konferenca përfundoi të shtunën (4 tetor).

***

Fondacioni grek Eugenides nisi projektin e-DijRrjet "Laboratorët Kërkimore, Edukatorët, Qendrat Shekencore: Bashkëpunim me Përdorimin e Informacionit dhe Teknologjisë së Komunikimit" në një ceremoni në Athinë të enjten (2 tetor). Projekti ka për qëlim të zhvillojë një mekanizëm të ri informacioni dhe të teknologjisë së komunikimit (ICT)për ndarjen e shpejtë dhe të efektshme të njohurisë së re shkencore midis laikëve.

***

Arkeologët zbuluan një portë të madhe që datohet e Greqisë së lashtë, gjatë gërmimeve në rajonin e Pelinës të prefekturës së Trikalës në Greqi, javën e fundit. Pelina u shfaq së pari në veprat e poetit grek lirik Pindari.

***

Një konferencë shkencore mbi policinë dhe sigurimin kombëtar u hap të mërkurën (2 tetor) në Universitetin Ushtarak Kombëtar Vasil Levski të Bullgarisë, në Veliko Ternovo. Gjatë veprimtarisë studjuesit do të paraqesin më tepër se 40 raporte mbi çështje lidhur me sigurinë.

***

Shërbimi i doganës i Kosovës mori pajisje kontrolli e dedektimi, duke përfshirë dy aparate statike me rreze X dhe një makinë me aparat të lëvizshëm me rreze X, dhuruar nga ambasada e SHBA në Prishtinë të enjten (2 tetor). Pajisjet do të ndihmojnë shërbimin për të dedektuar objekte të kontrabanduara duke matur densitetin dhe duke përdorur rrezet X.

***

Telefoni i lëvizshëm iPhone 3G bëri debutin e tij në tregun turk në 26 shtator. Në Turqi pajisja shitet nga Vodafone dhe Turkcell.

(Burime të ndryshme – 29/09/08-06/10/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading