Gjykata Kushtetuese Turke pritet të japë vendimin lidhur me rastin e shallit të enjten

05/06/2008

ANKARA, Turqi -- Gjykata Kushtetuese pritet të japë vendimin të enjten (5 qershor) mbi amendimet që lejojnë gratë të veshin shallin në universitete. Megjithëse dy të tretat e grave turke mbulojnë kokat e tyre dhe sondazhet tregojnë se më shumë se 70% mbështesin lejimin e shallit në universitete, çështja debatohet prej vitesh. Në shkurt, Partia për Drejtësi dhe Zhvillimi (AKP) që është në qeverisje morri vendim heqjen e ndalimit të shallit në bazë të lirisë personale dhe fetare. Analistët thonë se vendimi i gjykatës për këtë rast mund të tregojë se si do të vendosë edhe për një çështje tjetër të mbetur pezull kundër AKP-së, ku kjo parti akuzohet se ka punuar për të shkelur sekularizmin. (Hurriyet - 05/06/08; AP - 04/06/08)