Topalli deklaron se parlamenti shqiptar do t'i heqë imunitetin e Mediut

05/06/2008

TIRANË, Shqipëri – Kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli tha të mërkurën (4 qershor) që parlamenti do t'i heqë imunitetin e ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediu, i cili akuzohet për abuzim me pushtetin në lidhje me serinë e shpërthimeve të depove të municioneve në fshatin e Gërdecit në 15 mars. Mediu dorëzoi mbas dy ditësh dorëheqjen e tij duke cituar “arsye morale", por insistoi që ai “nuk do të lejojë asnjë ta kthejë vendimin e tij në një përgjegjësi ligjore”. Të martën, ambasadori i SHBA në Tiranë John Withers i bëri thirrje qeverisë dhe parlamentit të mos shtyjnë hetimin e prokurorisë lidhur me këtë çështje. (Shekulli, Shqip - 05/06/08; VOA, BBC - 04/06/08)