DSS e Serbisë vë në dyshim vlefshmërinë e MSS-së

05/06/2008

BEOGRAD, Serbi -- Mbas analizimit të nënshkrimit të fundit të Marrëveshjes së Stabilizim Shoqërizimit (MSS) me BE-në, Partia Demokratike Serbe (PDS) arrit në përfundim të mërkurën (4 qershor) që është ligjërisht e pavlefshme. "Në përputhje me Konventën e Vjenës, në momentin e ratifikimit në parlamentin serb, palët kontraktuese duhet absolutisht të bien dakort mbi tekstin e marrëveshjes. Gjithashtu për ratifikimin e MSS-së teksti i marrëveshjes duhet të jetë në përputhje me kushtetutën serbe. Këto janë rregulla të qarta dhe të thjeshta,” thanë ekspertët e PDS. Partia kërkoi bisedime më të gjera me BE-në për të sqaruar këto paqartësi. (Tanjug, B92, Beta - 04/06/08)