06/06/2008
ANKARA, Turqi -- Një një goditje të madhe për Partinë qeverisëse për Drejtësi e Zhvillim (AKP), Gjykata Kushtetuese kundërshtoi të enjten (5 qershor) amendamentet ndaj kushtetutës që hoqën ndalimin e shalleve islamike në universitete. Ndonëse raportuesi i Gjykatës Kushtetuese rekomandoi kundër konsiderimit të rastit për arsye juridike, gjykata vendosi ndryshe. Gjykatësit votuan 9 me 2 për të rivendosur ndalimin duke thënë se mbajtja e shalleve islamike në universitete shkel parimin e sekularizmit. AKP e kaloi amndamentin nëpërmjet parlamentit në shkurt në një orvatje për të forcuar liritë fetare dhe për të rritur aksesin publik ndaj arsimit. Shumë gra të reja refuzuan të ndjekin universitetet për shkak se duhet të linin shallet e kokës.
BBC raporton se kryeministri Rexhep Tajip Erdogan po takohet me kolegët e tij zyrtarë të AKP të premten për të diskutuar masën tjetër të tyre. Vendimi i së enjtes mund të sinjalizojë se si do të vendosë Gjykata Kushtetuese në rastin e lënë pezull që ka për qëllim mbylljen krejtësisht të AKP. (Zaman, Hurriyet, BBC - 06/06/08; NTV, Anadolu Agency, AP, Bloomberg - 05/06/08)