06/06/2008
PRISHTINË, Kosovë -- Në një debat për decentralizimin në Graçanicë, afër Prishtinës, të enjten (5 qershor), shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare (ICO) Pieter Feith tha se nga procesi përfitojnë serbët lokalë, pjesërisht duke krijuar pesë komuna të reja në të cilat ata do të ishin shumicë. Feith i siguroi ata se decentralizimi do të ndiqte një skemë të propozuar nga ish i dërguari i OKB-së për Kosovën, Martti Ahtisaari. "Është e rëndësishme të ndihmohen shtetasit dhe t'u ofrohen shërbime më të mira dhe të përmirësohet jeta përditshme e serbëve dhe e pakicave të tjera. Ky proces e bën të aftë pakicën serbe të integrohet në shoqëri," tha ai.
Zbatimi i planit të Ahtisaarit mori gjithashtu një nxitje nga parlamenti të enjten. Ligjbërësit miratuan pesë ligje të tjera që rrjedhin nga plani i tij për pavarësinë e mbikqyrur, duke e çuar numrin total në 30. (Zeri, Koha Ditore, Express; KTV, RTK - 05/06/08)