06/06/2008
TIRANË, Shqipëri -- Ligjbërësit do të votojnë pas dy javëve në se do të heqin imunitetin e ish ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediu. Anëtari i Partisë Republikane ka qënë përfshirë në shpërthimet vdekjeprurëse të depos së armëve në Gërdec në mes të marsit. Gjatë një sesioni të së enjtes (5 qershor), Mediu i kërkoi ligjbërësve të votojnë menjëherë për imunitetin e tij. Megjithatë, krerët parlamentarë thanë se kjo do të shkelte procedurat. Shpërthimet e 15 marsit vranë gjtihsej 26 vetë dhe plagosën rreth 300 të tjerë. (Koha Ditore, Telegrafi - 06/06/08; TVSh, BalkanWeb, TopChannel - 05/06/08)