Parlamenti i Kosovës miraton hymnin kombëtar

12/06/2008

PRISHTINË, Kosovë -- Ligjbërërsit miratuan hymnin e ri kombëtar të vendit të mërkurën (11 qershor) rreth katër muaj pasi Kosova shpalli pavarësinë e vet nga Serbia. Votimi në sesionin e posaçëm ishte 72 me 15, me pesë abstenime. Kompozuar nga Mehdi Menxhiqi, hymni është një melodi pa fjalë, e quajtur "Evropa". Ai përputhet me parimet e përcaktuara nga plani i ish të dërguarit të OKB-së Marti Ahtisaari, sipas të cilit simbolet e reja duhet të marrin parasysh karakterin shumëetnik të shtetit.

Konkurimi për kompozimin e hymnit kombëtar nisi menjëherë pasi Kosova shpalli pavarësinë në shkurt. Morën pjesë më tepër se 130 kompozitorë. Kushtetuta e vendit hyn në fuqi të dielën. (Koha Ditore, Express, Zeri - 12/06/08; Telegrafi, B92, AFP, Kosovalive, AP, Tanjug - 11/06/08)