12/06/2008
BEOGRAD, Serbi -- Anëtarët e parlamentit të zgjedhur në zgjedhjet e parakohshme të 11 majit u mblodhën për herë të parë të mërkurën (11 qershor) në një sesion që filloi duke verifikuar mandatet e 250 deputetëve. Kryetari i ngarkuar i parlamentit Jovan Krobabiç e mbylli menjëherë sesionin pas kompletimit të procesit. Zgjedhja e një kryetari të ri dhe e anëtarëve të komiteteve të ndryshme parlamentare do të bëhet vetëm pas përfundimit të një marrëveshjeje mbi një koalicion qeverisës. Afati përfundimtar për formimin e qeverisë së re është 90 ditë pas sesionit kushtetues që do të thotë se bisedimet e koalicionit mund të vazhdojnë deri në mes të shtatorit. (Danas - 12/06/08; AFP, Beta, B92, AP, DPA - 11/06/08)