Parlamenti grek ratifikon Traktatin e Lizbonës

12/06/2008

ATHINË, Greqi -- Me një shumicë të gjerë të mërkurën (11 qershor) parlamenti ratifikoi Traktatin e Lizbonës, dokumenti që zëvendëson kushtetutën e propozuar të BE kundërshtuar në referendumet nga Franca e Hollanda në 2005. Nga 292 ligjbërësit e pranishëm, 250 votuan në favor, 42 votuan kundër dhe tetë vota munguan. Shumica përfshinte anëtarët e Demokracisë së Re qeverisëse dhe të opozitës PASOK. Ligjbërësit nga Partia Komuniste, Koalicioni i Majtë Radikal dhe Tubimi Ortodoks Popullor i ekstremit të djathtë, votuan kundër dhe këmbëngulën për një referendum. Greqia u bë vendi i 18-të i BE që miraton këtë tekst. Për të hyrë në veprim në 1 janar 2009, Traktati i Lizbonës duhet të ratifikohet nga të gjithë 27 vendet anëtare. (Kathimerini, Naftemporiki - 12/06/08; ANA-MPA, AFP, RIA Novosti, Xinhua, DPA - 11/06/08)