Shqipëria dhe Mali i Zi diskutojnë të shtënat

12/06/2008

TIRANË, Shqipëri -- Policia thotë se një peshkatar shqiptar u qëllua dhe u plagos nga rojet e kufirit të Malit të Zi të martën (10 qershor) në ujrat shqiptare të liqenit të Shkodrës. Tirana ka dënuar incidentin dhe kërkoi veprim nga autoritetet malazeze. Policia e Malit të Zi thotë se po heton dhe nuk do të lejojë incidente të ngjashme në të ardhmen. Policia shqiptare thotë se dy roje kufiri të Malit të Zi qëlluan personin pranë pikës kufitare të Shën Gjergjit. Ai po shërohet në një spital të Shkodrës.

Në lajme të tjera, dy sindikata mësuesish në Tiranë lëshuan një raport të mërkurën, përpara Ditës Botërore kundër Punës së Fëmijëve, duke pretenduar se janë më tepër se 40,000 fëmijë që punojnë në Shiqpëri dhe që kanë lënë shkollat. Raporti shpreh gjithashtu shqetësim rreth trafikimit të fëmijëve shqiptarë jashtë vendit. Organizata Ndërkombëtare e Punës llogarit se trafikantët kanë marrë më tepër se 3,000 prej tyre në Greqi e Itali për të punuar si lypësa dhe pastrues xhamash. (News 24 - 12/06/08; Shekulli, Shqi, Gazeta Shqiptare - 11/06/08)