12/06/2008
HAGË, Hollandë -- Prokurorët në gjykatën e Hagës kërkuan të mërkurën (11 qershor) një dënim 15 vjet burg për ish komandantin e ushtrisë së Bosnje dhe Herzegovinës (BiH) Rasim Deliç, i cili ndeshet me akuzat e mosndalimit të krimeve nga njësitë e muxhahidinëve nën komandën e tij midis 1993 dhe 1995. Prokurori Darril Mundis tha se përkundrazi nga pretendimet e mbrojtjes, Deliç mbajti kontroll efektiv mbi njësitë anëtarët e të cilave kryen krime të luftës kundër serbëve dhe kroatëve. Deliç nuk bëri asgjë për të ndaluar krimet apo për të ndëshkuar fajin, ndonëse ai e dinte se njësitë muxhahidine "qenë të prirura për të kryer krime". Sipas prokurorëve, Deliç është përgjegjës për vdekjen e rreth 60 ushtarëve serbë dhe shumë robërve kroatë të luftës. Ai nuk e ka pranuar fajin për të gjitha akuzat. (Beta, RTRS, ITAR-TASS - 11/06/08)