Kroacia shpreson që refuzimi i Traktatit të Lisbonës nuk do të ndikojë mbi zgjerimin e BE-së

15/06/2008

ZAGREB, Kroaci -- Qeveria lëshoi një deklaratë të shtunën (14 qershor) duke shprehur shpresën se refuzimi i Irlandës ndaj Traktatit të Lisbonës nuk do të ndikojë mbi shpresat e Zagrebit për tu bërë shteti anëtar i 28 i BE-së. Qeveria beson se BE nuk do të gjejë një zgjidhje për këtë situatë. Presidenti Stjepan Mesiç dhe ministri i jashtëm kroat Gordan Jandrokoviç u shprehën se asgjë nuk mund të ngadalësojë ecurinë drejt BE-së të Zagrebit. (Vjesnik - 15/06/08; AFP, Hina, Javno.com, HRT, Vecernji List - 14/06/08)