15/06/2008
BEOGRAD, Serbi/PRISHTINË, Kosovë -- Ministri serb për Kosovën Slobodan Samardziç po niset sot (15 qershor) në një vizitë pune dy-ditore në Kosovë. Ai do të takohet me përfaqësuesit e bashkive në pjesën veriore të ish-provincës serbe, ku jeton shumica e popullsisë etnike serbe. Ai e quajti kushtetutën e Kosovës si të paligjshme. (RTS, B92 - 14/06/08)