Policia kroate kap kokainë me vlerë 550,000 euro

23/06/2008

ZAGREB, Kroaci -- Policia e Dubrovnikut njoftoi të dielën (22 qershor) arrestimin e dy të dyshuarve për trafik droge. Policia kapi 5 kg kokainë me vlerë 550,000 euro në një operacion të përbashkët që përfshinte policët nga Zagrebi, Dubrovniku dhe Spliti. Zyrtarët thonë se droga hyri në vend në një çantë që futi një shtetase femër nga Paraguai dhe që ja dorëzoi atë një shtetasi kroat. (HRT, RIA Novosti - 22/06/08)