Cvetkovic do të formojë qeverinë e re të Serbisë

29/06/2008

BEOGRAD, Serbi -- Presidenti Boris Tadiç i dha të premten (27 qershor) ministrit të financave në detyrë Mirko Cvetkovic një mandat për të formuar qeverinë e re në vend mbasi koalicioni pro-evropian i Tadiç fitoi zgjedhjet e parakohshme të 11 majit. Parlamenti pritet të votojë emërimin e Cvetkovic këtë javë. Tadiç lajmëroi vendimin e tij mbas një takimi të drejtuesve të lartë të Partisë Demokratike (DS). Ai u shpreh se një shumicë e re është formuar në parlament, e cila përfshin koalicionin Për një Serbi Evropiane të drejtuar nga DS, koalicioni i drejtuar nga Partia Socialiste Serbe (SPS), Sandzak e myslimanëve dhe Shoqata e Hungarezëve në Vojvodinë. Kandidati për kryeministër, i cili është anëtar i komitetit drejtues të DS-së, ishte ministër i financave në qeverinë e Vojislav Koshtunicës. Ai ka një diplomë në ekonomiks dhe ka punuar në strukturat e Bankës Botërore në Indi dhe Pakistan. (Danas - 28/06/08; AFP, AP, Reuters, Tanjug, Beta - 27/06/08)