Rusia dhe Gjeorgjia mbështesin aleancën kaukaziane të financuar nga Turqia

15/08/2008

TBILISI, Gjeorgji -- Si Rusia dhe Gjeorgjia kanë mbështetur propozimin e Turqisë për një aleancë të vendeve kaukaziane, tha të enjten (14 gusht) kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan mbas një takimi me presidentin gjeorgjian Mikhail Sakashvili. Erdogan, i shoqëruar nga ministri i jashtëm Ali Babacan, vizitoi kryeqytetin gjeorgjian për bisedime me Sakashvilin mbi situatën në Osetinë Jugore dhe propozimin e Turqisë për një forum stabiliteti kaukaz. Erdogan tha më vonë në një konferencë për shtyp, "Ne i kërkuam Gjeorgjisë të marrë pjesë në këtë platformë. Propozimi ynë u mirëprit gjithashtu nga Rusia." Vizita e tij në Tbilisi erdhi një ditë mbasi ai u takua me presidentin rus Dmitri Medvedev dhe kryeministrin Vladimir Putin në Moskë. (Zaman, Sabah - 15/08/08; Hurriyet - 14/08/08)