09/10/2008
TIRANË, Shqipëri -- Prokurorët vendosën të mërkurën ( 8 tetor) të hapin procedimin penal kundër biznesmenit boshnjak Damir Fazliç lidhur me veprimtarinë e paligjshme financiare në Shqipëri. Sipas raporteve të medias, Fazliç krijoi marrëdhënie biznesi me kryeministrin Sali Berisha dhe zyrtarë të tjerë qeveritarë dhe regjistroi një numër kompanish në 2005. Veprimtaritë e dyshuara si të papërshtatshme të Fazliç përfshinin shitjen e një biznesi me vlerë 1.750 milion euro që nuk ishte kurrë aktiv, pa paguar asnjë taksë për transaksionin. Media raportoi gjithashtu se Fazliç është prapa një kompanie me bazë serbe që ka shitur energji në Korporatën Energjitike Shqiptare (KESH) me kushte favorizuese, në marrëveshje me vlerë rreth 35 milion euro. (VOA, BalkanWeb, Vizion +, Alsat, Klan - 08/10/08)