02/03/2010
UASHINGTON, Shtetet e Bashkuara -- Ballkani mbetet një rrugë kryesore tranziti për lëvizjen e drogës nga vendet e prodhimit në vendet e konsumit, pavarësisht nga përpjekjet e qeverive vendase për të luftuar trafikun, arriti në përfundimin në Raportin vjetor të tij të Strategjisë së Kontrollit Ndërkombëtar të Narkotikëve, Departamenti i Shtetit i SHBA, të botuar të hënën (1 mars). Sipas dokumentit, Rumania, Serbia dhe Turqia janë vendet e mëdha tranzite për kontrabandën e narkotikëve. Në një shkallë më të vogël, tha raporti, Shqipëria, Bosnjë dhe Herzegovina, Bullgaria, Kroacia , Kosova dhe Mali i Zi janë gjithashtu rrugë kontrabande. Shqipëria është konsideruar si një furnizues kanabisi, ndërsa Bullgaria prodhon stimulantë të tipit të amfetaminës. Raporti paralajmëron për një rritje në përdorimin e drogës në Kroaci, Qipro dhe Kosovë. Maqedonia është veçuar as si prodhues i madh, as si një pikë kryesore e transportit rajonal për trafikun e paligjshëm të drogës. (US State Department website - 01/03/10